Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se një furgon me nxënës është aksidentuar dhe për pasojë 5 prej tyre kanë mbetur të plagosur.
Nxënësit e plagosur janë nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë, teksa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Nga ana tjetër mësohet se nxënësit që po transportoheshin ishin të një shkolle profesionale.
Policia dhe ambulance ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.