Linja kryesore e ujësjesllësit në Bulqizë është amortizuar.
Prej muajsh banorët e lagjes së vjetër të qytetit po përballen me rrezikun e ndotjes së ujit të pijshëm.
Bëhet me dije nga Top Channel se në tubacionin kryesor futen jo vetëm ujërat e minierave, të cilat kanë mbetje të lëndëve plasëse që përdoren në galeri, por përzihen edhe ujërat e zeza
Banorët flasin për raste helmimi së fundi.
Pak vjet më parë në spitalin e Bulqizës u paraqitën me shenja helmimi mbi 50 banorë kryesish fëmijë, për shkak të kontaminimit të ujërave të bardha me mbetjeve të galerive të kromit.