Gangsterët shqiptarë kanë marrë pa asnjë mëshirë të furnizimit me kokainë në Amerikën e Jugut për të përmbytur rrugët e Britanisë së Madhe me sasi rekord droge. Sipas “DailyMail”, ‘tentakulat’ globale të mbretërve mafioz të etur për gjak nga Ballkani tani shtrihen nga ‘shteti narko’ i kuadorit deri në qytete dhe qyteza anembanë Mbretërisë së Bashkuar. Tregu i kokainës në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se vlen aktualisht 2 miliardë paund me rreth 976,000 përdorues, ndërsa numri vjetor i vdekjeve të lidhura me kokainën është rritur 7-fish në një dekadë dhe tani është 840 persona.
Tani të njëjtët baronë droge kanë marrë kontrollin e shpërndarjes së kokainës nga Ekuadori, ku ata janë përfshirë në një betejë të përgjakshme me kartelet që tregojnë epërsi në tregtinë fitimprurëse ndërkombëtare të kokainës. Dailymail ka zbuluar detaje, duke përmendur një figurë misterioze e botës së krimit nga Shqipëria, që vetë kanë arritur ta identifikojnë vetëm me iniciale, duke e cilësuar si një nga organizatorët kryesore të krimit.
Muajin e kaluar një kongresmen ekuadorian zbuloi se si kërcënimi i mafies shqiptare ‘përmes dhunës, ryshfetit dhe kompanive’ kishte ulur çmimin e kokainës në Amerikën Latine dhe rrjedhimisht të tregtimit të saj në Europë.
Fernando Villavicencio, president i komitetit të mbikëqyrjes së Kongresit, tha se rreth 4,000 shqiptarë jetojnë në Ekuador.
“Trafiku i drogës, korrupsioni dhe forma të tjera të krimit të organizuar kanë kontaminuar një pjesë të madhe të sistemit të shtetit ekuadorian, të klasës politike dhe partive.”
Kokaina e kontrabanduar nga Ekuadori në Angli zakonisht fshihet në anije me kontejnerë dhe hyn përmes porteve të Roterdamit ose Antwerp-it, të cilat gjithashtu kanë parë një rritje të madhe të krimit të bandave të lidhura me drogën. Gjatë gati një muaji në Ekuador, gazetarët e Mail u ftuan në operacione kundër narkotikëve dhe panë dy peshkatarë që u arrestuan duke u përpjekur të kontrabandonin kokainë me vlerë 20 milionë dollarë (16.4 milionë £) në brigjet e Ekuadorit.
Në pjesën e dytë të hetimit tonë, një gangster ekuadorian thyen kodin mafioz të heshtjes për të zbuluar se si grupi i tij po punon me narkotë shqiptarë për të kontrabanduar tonë kokainë në Angli dhe Evropë. Ai gjithashtu tregon se si e kreu sulmin e tij të parë vrasës në moshën 14-vjeçare. Ne zbulojmë gjithashtu historinë e patreguar të një prej narkozave më famëkeq të Shqipërisë, i cili është liruar para pak kohe nga një burg në Ekuador.
Dritan Rexhepi është mbiquajtur ‘mbreti i arratisjeve’ për shkak të numrit të lartë të arratisjeve nga burgjet në Belgjikë dhe Shqipëri; dhe ‘mbreti i kokainës’ për ‘suksesin’ e tij në futjen e kokainës në Evropë; duket se është i vendosur të shfrytëzojë një boshllëk ligjor për të shmangur ekstradimin në Evropë, ku kërkohet për një sërë krimesh, duke përfshirë vrasje.
Rexhepi, i cili është paraqitur në listën e ‘Most ëanted’ është tipik i shumë narkotikëve shqiptarë me bazë në Ekuador, të cilët, duke anashkaluar ndërmjetësit tradicionalë, negociojnë drejtpërdrejt me prodhuesit e kokainës në Amerikën e Jugut dhe komandojnë të gjithë zinxhirin e furnizimit nga Amerika e Jugut në Evropë – në veçanti në Mbretërinë e Bashkuar.
Burime të larta të zbatimit të ligjit në Britani besojnë se trafikantët që sjellin emigrantë shqiptarë përmes Kanalit, po e bëjnë që të sigurojnë “ushtarë” për të furnizuar kokainë në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar.