Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalimit të tij në protestë ditën e sotme, ka folur për aktin e paprecedentë të dhunës ndaj tij.
Teksa e ka cilësuar si të planifikuar të gjithë këtë situatë, Berisha i ka bërë policisë një kërkesë të papritur.
Kreu i PD-së i ka kërkuar uniformave blu ta lirojnë Gert Shehun, teksa e ka cilësuar atë si një fatkeq.
“Le ti themi policisë liroje fatkeqin. Se ai eshtë nje mjeran që ka shitur veten.Dhe përpiqen sot, ta lidhin meqenëse është një samit, e vërteta e pamohueshme, liderë të krishterë, me bishta që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër. Nuk kanë asgjë të përbashkët. Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Ka vetëm një arkitekt, është Edi Rama. Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokrra dhe përralla, se autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Europës”-tha Berisha.