Dan Hutra u la sot në burg nga Hjykata, ku do qëndrojë deri në përfundim të hetimeve.
Megjithat, mësohet se Hutra nuk po hetohet vetëm për krimet makabre që kreu më 1 mars. News24 raporton se ai po hetohet për të tjera vepra të rënda penale që mund të ketë kryer gjatë kohës që ka qenë i lirë.
Ka dyshime se pasi kreu 16 vite burg për vrasjen e gruas së tij, Dafina Havalja, të cilën e masakroi me thikë, në maj të 2021 ai u la i lirë, ndërsa mendohet se deri në qershor të 2022 mund të ketë kryer të tjera vepra kriminale.
Po ashtu mësohet se asnjë avokat nuk ka marrë mbrojtjen e tij për procedurë, ndaj sot në gjykatë është vendosur një përfaqësues nga shteti, për t’u zhvilluar dhe seanca gjyqësore për të dhënë masën.