Një çift shqiptar ka vdekur në mënyrë tragjike në Nju Jork të SHBA-ve, raporton New York Post. 

Trupat e burrit, 35 vjeç dhe gruas, 28 vjeç, u gjetën në oborrin e pasmë të 2199 Cruger Ave. rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës, tha policia.

Në foto është aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela Belliu, të cilët kishin ikur prej disa vitesh në Amerikë.

Florind Belliu ka qenë më parë aktor në Shqipëri, ndërkohë që përmes kërkimeve në internet rezulton se në Nju Jork ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të patundshme.  

Detektivët “po hetojnë të gjitha arsyet e mundshme, vetëvrasje të dyfishtë, vetëvrasje me vrasje”, tha policia.

“Duket sikur ata u hodhën nga kati i gjashtë,” tha një zëdhënëse e NYPD.