Detaje të reja janë bërë me dije për mediat nga ngjarja e ndodhur mbrëmë në Vlorë. 

Kujtojmë se një natë më parë u qëllua me armë ndaj dy policëve Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj.

Burime bëjnë me dije se punonjësit e policisë po ktheheshin nga palestra, teksa sipas të dhënave paraprake nuk njihen me personat që i kanë qëlluar.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një situate të krijuar rishtaz pas një parakalimi.

Dy policët ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre “Audi” , teksa një tjetër mjet tip “Volkswagen”, iu është afruar dhe ka shtënë pesë herë në drejtim të tyre. Fatmirësisht dy efektivët nuk kanë pësuar dëmtime.

Mësohet se dy efektivët janë identfikuar si Nako Mehmetaj, nga qyteti i Vlorës por me detyrë në Policinë Kufitare të Sarandës dhe efektivi tjetër , me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë, Anxhelo Breshani.

Dy punonjësit e policisë nuk ishin në shërbim gjatë momentit kur është qëlluar ndaj tyre. Autori po qarkullonte më një automjet tip “Volswagen”, ndërsa ka hapur zjarr ndaj efektivëve teksa ishte në lëvizje. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja.