SPAK ka lëshuar urdhër arresti me burg në mungesë për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon, i cili u arrestua.

Burime shumë të sigurta të gazetares së TCH Anila Hoxha bëjnë me dije se urdhër arresti për ish-kreun e bashkisë së Durrësit është dhënë pas dyshimeve për shpërdorim detyre.

Gazetarja Anila Hoxha mëson ekskluzivisht se janë lëshuar gjithsej 10 masa arrest me burg për punonjës dhe ish-punonjësit e kësaj bashkie. Urdhër arrestet e SPAK që po zbatohen aktualisht, 7 arrest me burg dhe tre arrest shtëpie, janë pranuar nga Gjykata.

Edhe pse sot është në mungesë, vetëm katër ditë më parë, Vangjush Dako u thirr në dyert e SPAK ku u pyet rreth katër orë. Nuk dihet ende se për çfarë është pyetur Dako që ka bindur sot Prokurorinë e Posaçme të lëshojë urdhër arresti ndaj tij.

Dyshohet se çështja ka të bëjë me një ndërtim që ka pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti. Por pavarësisht kësaj Dako ka dhënë leje dhe ndërtesa është legalizuar në kundërshtim me ligjin.