Me debate ka nisur ditën e sotme seanca plenare nëë Parlament.
Teksa fjalën e ka marr ish-kryeministri Sali Berisha, bëhet me dije se ai ka kërkuar ndryshim të rendit të ditës, teka e ka cilësuar si urgjente futjen në rend diskutimin për kampin e muxhahedinëve.
Ndërkohë sa i përketët kësaj, një kundër përgjigje ka patur edhe nga kreu i grupit Parlamentar Taulant Balla, teksa ky i fundit e ka konsideruar si zhurmues të parlamentit.
Pjesë nga biseda:
Berisha: Futjen urgjente në rendin e ditës masakra që u krye në kampin e muhahedinëve të popullit, jam për të deklaruar se në këtë moment ndjehem më shumë se kurrë një nga ata, një muxhahedin, luftëtarët e lirisë. Ndjehem një muxhahedin më shumë se kurrë. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të tij.
Balla: Ka një formë për prezantimin e kërkesave të ndryshimit të rendit të ditës të cilat paraqiten para seancës. Teknika do ia mbyllni pak zhurmuesit.
Berisha: Është gjendje emergjente.
Balla: Ky që bën sikur i dhemb barku, kur drejtësia bën detyrën, Kuvendi as nuk mund të përfshihet dhe të ndërhyjë në çështje që i takojnë drejtësisë. Kuvendi nuk mund të përfshihet kurrsesi, është një çështje ku Policia e e Shtetit ka zbatuar fjalë për fjalë urdhrin e prokurorisë, një institucioni që të gjithë kemi besim, në këtë këndvështrim, ju lutem përdorimi për qëllime politike për një person të ndjerë që ka humbur jetën, që do të jetë fjala e drejtësisë.