Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Kurbin.

Mësohet paraprakisht se një person ka gjuajtur në ajër dhe më pas është larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur.

Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka asnjë person të lënduar.

Ende nuk dihet identiteti i autorit apo arsyet e gjuajtjes me armë, ndërkohë që burime nga policia bëjnë me dije se po punohet për kapjen e autorit, raporton Dosja.al.

Ndërkohë që njoftojmë se policia ende nuk ka sjellë një njoftim zyrtar për ngjarjen.