Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar mbrëmjen e sotme në banesën e partneres së ministrit ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.
Sipas mediave bëhet me dije se vilës i është vënë shiriti ndërsa është kontrolluar edhe shtëpia e ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Macka.
Në kontrollin e kryer në shtëpinë e ish-bashkëshortes nuk është gjetur asgjë e paligjshme.
Ndërsa në shtëpinë e partneres deri tani është gjetur një shumë parash prej 30 mijë eurosh.
Këto kontrolle që po bëhen nga SPAK janë në kuadër të verifikimit të rolit që ish-ministri ka patur tek çështja e inceneratorëve.