Një ngjarje e rëndë është raportuar së fundmi nga mediat e huaja.

Bëhet me dije se një 24-vjeçare, anëtare e ekuipazhit të një prej avionëve të flotës së kompanisë “Air Albania”, ka ndërruar jetë pasi filloi të ndihej keq gjatë një fluturimi për në aeroportin Stansted.

Mësohet ndër të tjera se Shërbimi i Ambulancës NHS Trust konfirmoi se dy ambulanca, një automjet i ekipit të reagimit të zonës së rrezikshme, një automjet oficeri i ambulancës dhe Ambulanca ajrore Essex dhe Herts iu përgjigjën raportimeve se e reja u sëmur rëndë në bordin e avionit të nisur nga Tirana.

Media britanke bëri me dije se e avioni u ul rreth orës 13:00 të së mërkurës më 21 dhjetor siç ishte planifikuar, ndërsa shërbimi i ambulancës e dërgoi viktimën në spitalin Princess Alexandra në Harlow, por sipas tyre ajo nuk ka shpëtuar.