Gazeta Shqip ka sigurar ditën e sotme pamje nga brenda ambulancës ku është transportuar për në spital, 31-vjeçari Gert Shehu i cili sulmoi me grusht Sali Berishën.
Duket se Shehu është në gjendje jo të mirë shëndetësore, teksa brenda ambulancës ka prani të shtuar të mjekëve por dhe forcave të policisë.
Ndër të tjera nga çfarë është parë në media, Shehu është dhunuar keq nga protestuesit dhe truprojat e Berishës, teksa ai ka përfunduar me shenja të mëdha në fytyrë, trup, atlete të hequra dhe rroba të grisura.