Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Ekskluzive! Raporti i KLSH: Astrit Hado i ISSH përvetësoi naftë për makinat dhe gjeneratorë që nuk ekzistojnë

Ekskluzive! Raporti i KLSH: Astrit Hado i ISSH përvetësoi naftë

Abuzimi me konsumin e karburantit të makinave është “korrupsioni i vogël” që ndodh rëndom në çdo institucion, por tek ISSH me në krye Astrit Hadon ka një rritje eksponenciale. A e dini se "Instituti i Sigurimeve Shoqërore" me në krye Astrit Hadon çdo vit e rrit me 150 % konsumin e naftës, ndërsa numri i makinave është i njëjtë?

Raporti i siguruar nga gazeta Shqip shihet se KLSH në auditimin e bërë për periudhën 2019-2020, shihet se ISSH ka hapur një procedurë prokurimi publik me fond limit 1,880,000 lekë. Por nga auditimi shihet se nuk disponohet asnjë dokument për përllogaritjen e normës së harxhimit të karburantit për 100 km, të çdo automjeti.

Por nuk mbaron me kaq në parashikimin e normës prej 13000 litra, janë përfshira dhe Gjenerator 2 me 300 litra dhe Lundër me 2000 litra, por nuk ka asnjë dokument apo relacion mbi gjëndjen teknike të gjeneratorit, përdorimin e tij gjatë vitit si dhe normën e konsumit.

Ajo që i ka vendosur vulën nga kjo shkelje është se Astrit Hado ka marrë karburant nafte për 5 automjete të cilat i mungojnë "Instituti i Sigurimeve Shoqërore". Në raportin e siguruar nga gazeta shqip thuhet qartë se konstatohet se përllogaritja e nevojave të AK për sasinë prej 13,000 litra karburant nuk është e saktë, e konfirmuar edhe nga fakti se kjo kontratë vazhdon të shërbejë dhe për vitin 2020, në kundërshtim me përcaktimet me përcaktimet e ligjit.

KLSH në rekomandimin e saj këshillon Astrit Hadon si drejtues të ISSH, marrë të gjithë masat, që në përllogaritjen e nevojave për karburant të bazohet në dokumentacion justifikues, tabelën e konsumit të karburantit, procesvervbalin.

Gjetje nga auditimi

Nga auditimi i procedurave të prokurimit publik për vitin 2019 konkretisht në procedurën me objekt “Blerje karburant për ISSH-në” zhvilluar në 2019, me fond limit 1,880,000 lekë, u konstatua se: nga autoriteti kontraktor (Drejtoria e Administrimit të Përgjithshëm) dhe Njësia e Prokurimit nuk disponohet asnjë dokument për përllogaritjen e normës së harxhimit të karburantit për 100 km, të çdo automjeti.

Në parashikimin e normës prej 13000 litra, janë përfshira dhe Gjenerator 2 me 300 litra dhe Lundër me 2000 litra, por nuk ka asnjë dokument apo relacion mbi gjëndjen teknike të gjeneratorit, përdorimin e tij gjatë vitit si dhe normën e konsumit.
Sipas kontratës së lidhur Nr 3988/5 datë19.07.2019, Neni 6- Afatet dhe mënyra e furnizimit, pika 6.2, në automjetet që do furnizohen me karburant, janë përfshirë vetëm 5 automjete nga 7 që janë llogaritur në tabelën e konsumit, mungojnë automjetet TR8765R dhe TR8763R.

Mbi bazën e kësaj tabele është bërë përllogaritja e sasisë së karburantit për hartimin e fondit limit. Gjithashtu sipas inventarit kontabël 31.12.2019, rezulton se automjetet me Targa TR8765R dhe TR8763R, janë bërë dalje nga ISSH duke i kaluar DRSSH-ve, përkatësisht automjeti me targa TR8765 R, është bërë dalje, sipas fletë daljes nr. 8, datë 30.01.2019, automjeti me targa TR 8763 R, është bërë dalje, sipas fletë daljes nr. 15, datë 13.02.2019, ndërkohë që procedura e prokurimit është realizuar në datë 02.07.2019.

Në këto kushte, konstatohet se përllogaritja e nevojave të AK për sasinë prej 13,000 litra karburant nuk është e saktë, e konfirmuar edhe nga fakti se kjo kontratë vazhdon të shërbejë dhe për vitin 2020, në kundërshtim me përcaktimet e Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik” i ndryshuar”; VKM nr. 914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar, neni 59- Përllogaritja e vlerës limit të kontratës (Më hollësisht trajtuar në pikën 6, faqet faqet 147-179, të Raportit Përfundimtar të Auditimit).

Rekomandimi

ISSH të marrë të gjithë masat, që në përllogaritjen e nevojave për karburant të bazohet në dokumentacion justifikues, tabelën e konsumit të karburantit, procesvervbalin për përllogaritjen e normës së harxhimit të karburantit për çdo automjet dhe pajisje të mbajtur nga komisioni përkatës.

Ekskluzive! Raporti i KLSH: Astrit Hado i ISSH përvetësoi naftë

Ende nuk dihet se për çfarë i janë dashur 1,880,000 lekë karburant ISSH, duken si prokurorime të fokla por për një vend si i ynë nuk duhet falur./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore