Janë bërë publike detajet e para për mediat nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Kavajë.
Sipas burimeve konfirmohet se një persona, Arian Gosa, ka mbetur i vrarë me plumb në kokë në një lokal në Kavajë.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal lagjeje, ndërkohë që viktima ishte duke pirë kafe. Trupi i viktimës vijon ende të jetë në vendngjarje, i ulur në karrige dhe i përgjakur.
Menjëherë sapo ka ndodhur ngjarja pranë viktimës është afruyar një i moshur i cili ka konstatuar dhe humbjen e jetës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka krijuar tashmë rrethimin e sigurisë ndërkohë që po mbledh provat e para.