Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Milot. Gomisti Spase Milloshi teksa po frynte gomën e kamionit, i ka plasur ndër duar duke i marrë jetën.  

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Spitenit” pranë një servisi automjetesh në aksin Lezhë-Milot.

Policia ka shkuar ne vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plasjes së gomës, por ende nuk ka reaguar.