Detaje të reja janë zbardhur mbrëmjen e sotme nga incidenti që ka ndodhur po mbrëmjen e kësaj të shtunë në Komisariatin e Elbasanit.

I riu Aurel Latifi i ka vënë flakën murit rrethues dhe dritares së ankesave të qytetarëve. Mësohet se të pranishëm në zyrën e ankesave kanë qenë edhe dy punonjës policie.

Gazetari Igli Çelmeta tha se dy efektivët që kanë qenë të pranishëm nuk kanë marrë dëmtime, por kanë reaguar menjëherë duke ndaluar 32-vjeçarit. Sipas skedës së tij i riu Aurel Latifi nuk ka precedent penal të mëparshëm.

“32-vjeçari i është afruar zyrës së ankesave në Komisariatin e Elbasanit dhe në pjesën e jashtme të murit rrethues dhe të dritares së zyrës së ankesave i ka vënë flakën”