Gjithçka ishte një “fake news”.
Teksa ditën e djeshme, qarkulloi me shpejtësi një foto në rrjetet sociale ku pretendohej se ishte Ervis Martinaj, duket se lajmi është përgënjeshtruar ditën e sotme.
Së fundmi është vetë personi që ka reaguar në rrjetet sociale. Ai përgënjeshtron gjithçka, teksa kjo dallohet dhe në një hulumtim të shpejtë në Instagramin e tij personal, ku vërehet që nuk kemi të bëjmë me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinajn.
“Foto e fundit e Vis Martinajt, ish bosi i bixhozit në Meksikë? Bastarda mediash shqiptare. Llum ose kazon plenash mediatik jeni. Mir jua ka thon ai i gjati. Ju kopilat e ndyrë që përdorni imazhin e tjerëve pa lidhje për ca klikime më shumë”, shkruan personi që pretenduan se është Ervis Martinaj.
Kujtojmë se bosi i lojërave të fatit vijon ende të jetë një ndër personazhet e botës së krimit më të shumëkërkuar nga autoritetet policore, ndërkohë që fati i tij mbetet ende mister.