Vazhdon gara e fortë për SPAK ku fjalën për prezantimin e platformës e kishte kandidati Altin Duma, por gjatë intervistimit ka ndodhur një defekt teknik.
Ky defekt ka bërë që të ndërpritet intervista teksa ndërkombëtarët kanë bërë thirrje urgjente për rikthimin e intervistës.
Ndërkohë që ky defekt është rregulluar shpejt intervistimi ka vijuar.
Altin Dumani: Unë besoj se suksesi varet nga puna në grup, atonomia e organeve të gjyqësorit dhe integriteti i institucionit. Të flasësh për veten është pak e vështirë, për mua si prokuror, ne jemi mësuar që të flasim për diçka tjetër. Ne jemi pak të kursyer kur flasim për veten, por të gjithë ata që nuk kanë informacionin e plotë për mua kam nisur që të punoj në vitin 1999, kam angazhim 23 vjet. E kam nisur në Sarandë. Nga atje kam shkuar në Tropojë, më tej në Tiranë. Nga qershori i vitit 2007, mu besua drejtimi i agjencisë së përbashkët hetimore. Kam punuar në Apelin e Tiranës për çështjet e korrupsionit dhe të hetimit të parave. U zgjodhja një nga anëtarët e SPAK, për më tej pastaj u bë 3 vjet që jam anëtar i kësaj prokurorie të Posaçme, është mision i vështirë dhe unë këtë frymë kam parë.
Kam marrë një ngarkesë të plotë në hetim dhe në gjykim, por edhe më shumë se prokurorët e tjerë. Kam ushtruar ndjekjen penale edhe pse nuk i përkas seksionit për korrupsionin. Nuk mund të lë pa përmendur edhe luftën kundër krimit të organizuar. Edhe me agjensitë angleze, franceze, zvicerane, se me italianet janë bërë të zakonshme hetimet. E gjitha ka krijuar një pamje të qartë për të pasur një luftë ndaj krimit të organizuar. është lufta në të gjithë territorin gjeografik. Për të ardhur më tej, kjo është…edhe vetë personalisht iu kam sjellë dokumentaxxionin e bollshëm. Kemi 3 vjet nga funksionimi, edhe sot nuk ka rregullore. Ka një draft të përgatitur në vitin 2019, por duhet ta kemi funksional sa më shpejt. Më është dhënë mundësia që të drejtoj kur zoti Kraja ka qenë jashtë vendit. Unë vlerësoj se edhe kjo duhet që të bëhet. Unë edhe për shkak se jam zv. drejtues kam patur fatin që…