Pas përplasjes që ka patur ditën e sotme në Kuvend, ku është dashur të mobilizohet dhe Garda e Republikës, Berisha ka lënë seancën e sotme dhe është larguar.

Në një fjalë të mbajtur për mediat jashtë dyerve të Kuvendit, Berisha është shprehur se brenda këtyre dy ditëve pritet të merret një vendim se ku dhe kur do të zhvillohet protesta e radhës.

Sipas tij sigurisht që brenda këtij viti kalendarik, duke e lënë kështu të kuptohet se dhe dhjetori do të jetë i protestave opozitare.

“Nuk është vendosur akoma, pritet të vendoset brenda dy ditëve se ku do bëhet protesta. Brenda këtij viti patjetët. Unë nuk caktova datë, por do jetë patjetër populli opozitar këtu. Është betejë për votën e lirë.”– tha Berisah jashtë Kuvendit.