Do të zhvillohet ditën e sotme në Tiranë, Samiti i Bashkimit Europian, teksa nga ana tjetër pritet që opozita e vendit të protestojë.
Kujtojmë se opozita ka njoftuar se do të protestojë sot në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, forca të shumta policie kanë rrethuar dhe blinduar sheshin.
Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga LSA, bulevardi është rrethuar me kangjella prej hekuri, ndërsa ruhet nga shumë efektivë policie.
Kujtojmë se ky shtet është bllokuar në kuadër të masave të sigurisë për samitin e BE që do të mbahet sot në Tiranë.