Prej pak ditësh kryefjalë e mediave është ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe afera korruptive të tjera.

Teksa pritet seanca e radhës në SPAK, nuk dihet ende nëse Ahmetaj ndodhet apo jo në Republikën e Shqipërisë dhe nëse do të paraqitet në seancë.

Nga ana tjetër një tjetër eksponent i Partisë Socialiste, deputeti Rrahman Rraja ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas përfshirjes në një skandal të dhunshëm të vëllezërve dhe djalit të tij, ku rradhën barbarisht kushërinjtë e fisit Maja me shkopa bejsbolli dhe armë zjarri.

Teksa Partia Socialiste po përfshihet në skandale të njëpasnjëshme të anëtarëve të saj, duket se drejtësia për të goditur eksponentët e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit po vijon me hapa të mëdha.

Së fundmi në rrjet është duke qarkulluar një foto e Arben Ahmetajt dhe Rrahman Rrajës, të dy duke pozuar krah njëri-tjetrit, ndoshta fotoja e fundit në Kuvend e dyshes “problematike” të PS.