Është publikuar ditën e sotme në media fotoja e një prej viktimave që kanë humbur jetën ditën e djeshme në aksidentin e rëndë të ndodhur në Bulqizë.
Bëhet me dije nga burime për Gazetën Shqip se personi që shihni në foto është Kujtim Istrefi, 57 vjeç nga Maqellara e Dibrës.
Ndërkohë kujtojmë se në po të njëjtin aksident kanë humbur jetën dhe dy persona të tjerë, teksa janë plagosur 4 prej tyre.
Rruga ku ka ndodhur aksidenti është problematike pasi nuk ka asnjë kufizim të shpejtësisë, ka mungesë sinjalistike si dhe mungesë ndriçimi, kjo edhe për faktin se është një segment që është në ndërtim. Në natën e ndërrimit të viteve, po në aksin Bulqizë-Maqellare, shumë pranë vendit ku ndodhi aksidenti tragjik, ndërroi jetë edhe 24-vjeçari Yllson Tasha.