Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Fshatarët që rruga Tiranë-Elbasan u mori arat shpërblehen me shifra qesharake

Fshatarët që rruga Tiranë-Elbasan u mori arat shpërblehen me

1.5 hektarë tokë arë dhe truall që janë shpronësuar për të ndërtuar Rrugën Tiranë-Elbasan janë vlerësuar nga autoritetet shtetërore me vlerën qesharake prej vetëm 8 milionë lekësh.

Kjo është shifra që do të përfitojnë 15 familje të shpronësuara në këtë aks, sipas një vendimi të Qeverisë të vitit 2012.

Ata shpronësohen sipas VKM-së numër 228 të datës 29 shkurt 2012 “për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Tiranë-Elbasan”.

Në listën e hartuar nga Agjencia Shtetërore e Shpronësimit, të siguruar nga Gazeta Shqip, pasuritë e shpronësuara ndahen në truall, arë, ullishte, pemëtore dhe vresht. Në bazë të llojit të pronës, vlera e tyre ndryshon, ku lloji arë ka vlerën më të ulët dhe truall vlerën më të lartë.

Vlera e llojit të pronës arë është qesharake në të paktën tre raste nga lista e 15 familjeve që shpronësohen. Sipas vlerësimit, në një rast pronarët e këtyre arave do të shpronësohen me vlerën qesharake prej 375 lekësh për metër katror, ndërsa në dy raste të tjera shpronësimi është përllogaritur në 390 lek për metër katrorë.

Fshatarët që rruga Tiranë-Elbasan u mori arat shpërblehen me

Prona truall nga 15 familjet e prekura kanë vetëm dy, që kompensohen me përkatësisht 3300 dhe 3600 lek për metër katror. Vlerësime qesharake ka edhe për ullishtën, vreshtat dhe pemëtoret, që variojnë nga 375 lek për metër katror deri në 520 lek për metër katror.

Në total, shuma që shteti do t’u japë këtyre shtetasve, që të cilëve u ka marrë përgjithmonë pronat është 7.99 milionë lek, një pikë loti në oqeanin e kostove totale të Rrugës Tiranë-Elbasan, ku 40 milionë euro shkuan vetëm për gjyqin e humbur në arbitrazh me kompaninë greke Aktor.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore