Grupi i hakerave iranianë, Homeland Justice, kanë zbuluar të tjera të dhëna për vendin tonë.
Në sajë të një dokumenti të dërguar në rrjetin social Telegram, objektivi i radhës këtë herë ishte vetë kryeministri Edi Rama.
Në dokumentin PDF, tregohen me detaje të gjitha hyrjet dhe daljet e kreut të qeverisë nga vendi.
Bëhet fjalë për një hark kohor prej 17 vitesh. Të dhënat flasin për hyrje-daljet nga viti 2005 deri në vitin 2022.
Në këtë periudhë të gjatë kohore, janë regjistruar 390 dalje të Ramës nga terroritori i Shqipërisë.
Shumica e daljeve të kreut aktual të qeverisë janë nga Aeroporti i Rinasit.