Janë zbardhur emrat e viktimave dhe autorit të ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Gramsh.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se Xhevit Sinani 75-vjeç ka vrarë bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllanë e tij, Shaqir Sinani me armë gjahu.

Ngjarja rëndohet më shumë kur  pas kësaj tragjedie, autori ka marrë në telefon fëmijët dhe u ka thënë se ka vrarë mamanë  dhe xhaxhain.

Gjithashtu bëhet me dije Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe po punojnë për kapjen e autorit.