I ftuar ditën e sotme në ‘Zona Zero’, në Top News ka qenë Fatos Klosi, ish-kreu i SHIK. Klosi ka komentuar në studio së bashku me gazetarin Thimi Samarxhiu lidhur me e-mailet e publikuara të kreut të SHSH nga ana e hakerave iranian.
“Ata duan të tregojnë se janë të zotë dhe mund të futen dhe më thellë, po në fund do na i falin. Por ne do përgatitemi, sepse nuk e kemi patur më parë këtë problem por do të përgatitemi.”– tha Klosi në studio.
Ndërkohë që në një kundërpërgjigje për gazetarin Muhamed Veliu lidhur me mesazhin nga burimi kofidencial brenda SHISH, Klosi e komentoi me nota pozitive duke thënë që ka persona që thjesht kërkojnë t’i japin rëndësi vetës.
“Duan ‘ti japin rëndësi vetes ata që thonë kështu. Ata mund të kenë sigurisht gjërat e tyre por jo ndonjë gjë e madhe.
Nuk e quaj alarmant këtë problem. Drejtori ka një vit që nuk është në punë, kështu që ato e-maile s’ka asnjë problem.
Më shumë sekret në Shqipëri është të mos tregojnë paaftesitë, sepse këtu nuk ka ndodnjë sekret të madh. “- tha Klosi në fjalën e tij.