I ftuar ditën e sotme në ‘Zona Zero’ ka qenë gazetari Eduart Halili për të folur për ngjarjen e rëndë e cila pak kohë më parë ka tronditur kryeqytetin, ku një person është ekzekutuar pranë banesës së tij në zonën e “Kodrës së Diellit”.

Në një bashkëbisedim me gazetarin Thimi Samarxhiu, në Top News, Halili ka treguar se autorin e vrasjes e ka tradhtuar një kapele që e ka mbajtur në kokë momentin kur ka kryer vrasjen dhe disa ditë më pas kur është larguar nga terroitori i Shqipërisë.

“Një gabim i autorit është kapelja që ai e ka mbajtur edhe gjatë kohës që ka kryer vrasjen. Këtë kapele ai e ka mbajtur edhe në mometin që është larguar nga Shqipëria, pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë në Rinas sepse autori nuk është një vrasës profesionist. Ndaj kanë ndodhur këto gabime”– tha Halili në Top News.

Kujtojmë që vrasja e Briken Sanajt është zbardhur ditën e djeshme nga SPAK  ku janë prerë 4 urdhër- arresti, 3 prej personave janë bërë të ditur, ndërsa i katërti mbahet sekret si pjesë e sekretit hetimor.