Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Allës. Ky i fundit, u arrestua për abuzim me tenderin 320 mln lekë. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe është botuar në “Fletoren zyrtare”.’

NJOFTIMI:

‘V E N D I M PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË BASHKISË BULQIZË, Z. LEFTER ALLA. Në mbështetje të neneve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 62, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Bulqizë, z. Lefter Alla.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.’