Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra Ministrin e Brendshëm Bredar Çuçi. Me anë të një postimi në Tëitter, Rama ka publikuar dhe dokumentet e shkarkimit të Çuçit, ndërkohë që vendin e tij e merr Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.
Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim.