Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të diel në Shkodër, ndërsa paraprakisht dyshohet se një person ka humbur jetën.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bujar Bishanaku”. Nuk dihet ende identiteti i viktimës apo shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Vllaznia- Kastrioti, e zhvilluar n♪7 stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit.