Sokol Halili, autori i vrasjes së Hamide Magashit, ka kryer vetëvrasje.

Lajmin e ka dhënë ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, teksa ka dhënë detajet e fundit nga ngjarja e rëndë. Halili ishte në kërkim nga policia pas arratisjes menjëherë pas krimit të rëndë, ndërkohë, për të mos rënë në dorë të policisë i ka dhënë fund jetës.

‘Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.‘- shkruan ai.