Hakerat iranianë të ‘Homeland Justice’ duket se kanë reaguar sërish ditën e sotme.

Nëpërmjet një postimi të bërë në aplikacionin ‘Telegram’ hakerat kanë patur një pyetje për të gjithë shqiptarët.

Ata shkruajn: I besoni politikanët tuaj më shumë se sa besoni veten?

I besoni bankës tuaj më shumë se sa besoni veten?

Nuk dihet nëse ky është një mesazh i fshehur i hakreave iranianë apo diçka po paralajmërojnë por gjithsesi çështja e bankave dhe llogarive është përmendur prej tyre edhe herë tjetër.

A duhet vërtetë t’i frikësohemi këtij mesazhi dhe a janë të sigurta llogaritë tona bankare?!