Është folur ditën e sotme në “Zona Zero” në Top News mbi sulmet kibernetike që janë bërë sëfundmi në vend dhe veprimet që janë marrë nga Prokuroria e Tiranës.

Në studio gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat është shprehur se kjo është një punë me përgjegjësi, teksa nuk e ka konsideruar të përshtatshmë që më këtë detyrë të merret Prokuroria e Tiranës.

“Nuk mund t’i lihet një hetim kaq i madh një prokurorie si Porokuroria e Tirënës, me gjithë respektin sepse ka të dhëna shtetërore. Ne jemi në një shantazhim të përditshëm sepse vetëm pak ditë më parë kanë dalë të dhënat e patentave.”– tha Bezat.