“Mos konsumoni produktin Wudy”. Ky është njoftimi më i fundit i bërë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) për qytetarët shqiptarë.
Në një njoftim të bërë publik për mediat, AKU zbulon se pas testimeve laboratorike të kryera në Itali, është zbuluar se ky produkt përmban bakterin Listeria monocytogenes STI55, i cili është i dëmshëm për shëndetin e njeriut.
AKU sqaron se po merr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu.
Njoftimi i plotë
Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin ëudy me numra lotesh dhe data skadencash si më poshtë:
1. Emri i Produktit: ëUDY 1KG MAXIPAC;
a. LOT: 1798614; Datë Skadence: 20/09/2022;
b. LOT: 1803199; Datë Skadence: 21/09/2022;
c. LOT: 1820077; Datë Skadence: 29/09/2022;
d. LOT: 1820665; Datë Skadence: 30/09/2022;
e. LOT: 1825669; Datë Skadence: 03/10/2022;
f. LOT: 1839979; Datë Skadence: 10/10/2022;
g. LOT: 1846239; Datë Skadence: 12/10/2022;
h. LOT: 1860349; Datë Skadence: 19/10/2022;
i. LOT: 1869650; Datë Skadence: 24/10/2022;
j. LOT: 1877305; Datë Skadence: 27/10/2022;
k. LOT: 1877867; Datë Skadence: 28/10/2022;
l. LOT: 1896612; Datë Skadence: 04/11/2022;
m. LOT: 1911738; Datë Skadence: 14/11/2022;
n. LOT: 1940129; Datë Skadence: 24/11/2022.
2. Emri i Produktit: ëUDY 250GX15 EST;
a. LOT: 1798031; Datë Skadence: 19/09/2022;
b. LOT: 1810919; Datë Skadence: 27/09/2022;
c. LOT: 1830837; Datë Skadence: 05/10/2022;
d. LOT: 1843621; Datë Skadence: 11/10/2022;
e. LOT: 1857209; Datë Skadence: 17/10/2022;
f. LOT: 1883993; Datë Skadence: 31/10/2022;
g. LOT: 1900782; Datë Skadence: 08/11/2022;
h. LOT: 1911205; Datë Skadence: 12/11/2022;
i. LOT: 1945455; Datë Skadence: 26/11/2022;
j. LOT: 1947706; Datë Skadence: 29/11/2022.
3. Emri i Produktit: ëUDY FORM.150GXEST;
a. LOT: 1798614; Datë Skadence: 20/09/2022;
b. LOT: 1817490; Datë Skadence: 28/09/2022;
c. LOT: 1830273; Datë Skadence: 04/10/2022;
d. LOT: 1839009; Datë Skadence: 07/10/2022;
e. LOT: 1852306; Datë Skadence: 14/10/2022;
f. LOT: 1873728; Datë Skadence: 26/10/2022;
g. LOT: 1888241; Datë Skadence: 02/11/2022;
h. LOT: 1852306; Datë Skadence: 14/10/2022;
i. LOT: 1906129; Datë Skadence: 10/11/2022;
j. LOT: 1929757; Datë Skadence: 22/11/2022;
k. LOT: 1947696; Datë Skadence: 29/11/2022.
4. Emri i Produktit: ëUDY GR.250 X EST.;
a. LOT: 1810361; Datë Skadence: 26/09/2022;
b. LOT: 1825669; Datë Skadence: 03/10/2022;
c. LOT: 1843621; Datë Skadence: 11/10/2022;
d. LOT: 1852807; Datë Skadence: 15/10/2022;
e. LOT: 1869109; Datë Skadence: 22/10/2022;
f. LOT: 1877305; Datë Skadence: 27/10/2022;
g. LOT: 1902500; Datë Skadence: 09/11/2022;
h. LOT: 1936492; Datë Skadence: 23/11/2022;
i. LOT: 1945455; Datë Skadence: 26/11/2022.
5. Emri i Produktit: ëUDY SNACK 100GX35;
a. LOT: 1952362; Datë Skadence: 20/11/2022.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu.
Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë!
Çfarë shkakton bakteri monocytogenes STI55?
Ky bakter shkakton listeriozën, një sëmundje e shkaktuar nga ushqimi i kontaminuar dhe prek kryesisht gratë shtatzëna, të porsalindurit, të moshuarit dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar. Ndodh rrallë që njerëzit që i përkasin grupeve të tjera të sëmuren me infeksionin Listeria.
Listerioza është zakonisht një sëmundje e lehtë për gratë shtatzëna, por shkakton sëmundje të rënda tek foshnja e porsalindur. Disa njerëz me infeksione Listeria, më së shpeshti të rriturit 65 vjeç e lart dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, zhvillojnë infeksione të rënda të qarkullimit të gjakut ose funksionimit të trurit, duke shkaktuar meningjit ose encefalit. Infeksionet e listerisë ndonjëherë mund të prekin pjesë të tjera të trupit, duke përfshirë kockat e nyjet.