Zhvillime të befta ka patur ditën e sotme në Bashkinë e Pogradecit.

Bëhet me dije se këtë të enjte ka dhënë dorëheqjen nënkryetari i kësaj bashkia. Bëhet fjalë për Johan Sterjon, vëllain e Viola Strerjos, e cila u arrestua pak ditë më parë pasi kishte mashtruar qytetarët për grante përmes skemës së AZHBR-në.

Burime nga Bashkia njoftojnë se i është kërkuar të lërë këtë post dhe pas kësaj Sterjo ka marrë këtë vendim.

Aktualisht Johan Sterjo vazhdon të jetë drejtor i Ujësjellësit, ndërkohë dega e  PD-së në këtë qytet ka kërkuar largimin e tij nga posti i drejtorit.