Ka përfunduar pasditen e sotme protesta e opozitës e thirrur nga kryetari i Partisë Demokratiek Sali Berisha.

Kujtojmë se mbylljen e protestës e ka njoftuar vetë Berisha nga selia blu teksa kjo protestë është shoqëruar me një incident të paprecedentë.

Dhuna ndaj kryetarit Berisha është ushtruar nga Gert Shehu, një 31-vjeçar, i cili sipas policisë është një person me problem të shëndetit mendor.

Autori 31-vjeçar është aktualisht në spitalin e Traumës duke marr mjekim nën shoqërimin e policisë, teksa Berisah ka bërë thirrje nga protesta që Shehu të lirohet.