Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri jashtë ambienteve të një lokali në zonën e ‘Don Boskos’, teksa për pasojë janë plagosur 4 persona.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumave për të marrë ndihmën e parë, ku një prej tyre ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara zyrtarisht bëhet me dije se personi që ka ndërruar jetë ka qenë kamarierja e lokalit, teksa raportohet gjithashtu se edhe një fëmijë ka mbetur i palgosur.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e saj, ndërkohë që ka sekuestruar edhe kamerat e lokalit.
Pritet njoftimi i autoriteteve për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.