Makina e ekipit të Top Channel që raporton nga veriu i Kosovës, është sulmuar nga serbët.

Siç duket edhe në fotot më poshtë, në automjet janë shkruar simbole nacionaliste serbe dhe automjetit i është hequr targa.

Protestuesit serbë kanë hedhur edhe bojë të zezë mbi xhamin e përparëm të automjetit.

Megjithëse KFOR dhe forcat e policisë janë të pranishme në zonë, kjo nuk i ka ndaluar ata të kryejnë akte sulmuese mbi automjetet pranë komunave apo të tentojnë të hyjnë me forcë brenda në institucione.