Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se 26-vjeçari me iniciale A.T dyshohet se ka humbur drejtimin mbi automjetin dhe për pasojë automjeti ështe përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy pasagjeret, 26-vjeçarja me iniciale S.Gj dhe pasagjerja tjeter ende e paidentifikuar, ndërsa ështe plagosur rëndë shoferi i automjetit.

Nderkohë, 26-vjeçari është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën