Kryetari i Bashkisë se Divjakës Fredi Kokoneshi, është plagosur me thikë. Mësohet se ai është dërguar në Spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore.

Kokoneshi është dhunuar dhe me pare, por nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me incidentet e mëparshme.

Sakaq, mësohet se Ergest Xhelili është autori i plagosjes. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve, ndërkohë që Kokneshi është në spital dhe me merr ndihmën e parë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.