Ka nisur me debate të forta senaca e sotëm në Kuvend.

Rrëzimi nga mazhoranca e një kërkese të opozitës për debat lidhur me heqjen e mandatit të deputetes, Olta Xhaçka ka sjellë debate mes palëve në Kuvend.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zënë foltoren e Kuvendit për të folur, por menjëherë eshte ngritur Garda e Republikës duke e “neutralizuar”.

Nga ana tjetër drejtuesja e seancës Ermonela Felaj ka ndërprerë seancën per 5 minuta, teksa është ndërprerë gjithashtu edhe transmetimi live.