I ftuar ditëne  sotme në  “Zona Zero” ka qenë gazetari Eduart Halili, cili ka komentur ekzekutimin e ndodhur pak kohë më parë në zonën e ‘Kodrës së Diellit’ ku viktimë ka mbetur Briken Sanaj.

Ndër të tjera në fjalën e tij Halili është shprehur se autori i vrasjes Vladimir Kola e kishte studiuar me detaje vendin se ku do të kryente atentatin.

Pak ditë para vrasjes ai ka shkuar në vendin e ngjarjes, shumë pranë banesës së Sanajt dhe kjo gjë vërtetohet nga një gjobë e marrë nga policia bashkiake në automjetin e tij.

“Autori ka shkuar pranë vendin të ngjarjes pak ditë para se të kryente vrasjen dhe kjo gjë vërtetohet nga një gjobë e marrë nga policia bashkiake. “- tha Halili në Top News.

Kujtojmë se Kola e ka kryer vrasjen me një kallashnikovë të cilën e kishte fshehur në guvën e një peme.