Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik në rrugën e Arbrit.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më herët në afërsi të urës Qeranecit.
Deri tani raportohet për 3 viktima dhe 4 të plagosur rëndë.
Në vendngjarje janë nisur dy ambulanca dhe një zjarrfikëse. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina.
Informacionet janë paraprake, ndërsa pritet njoftimi i policisë për saktësimin e tyre.