Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Projektligji për pensionet private, punëdhënësit mund të ngrenë skema të mbyllura

Projektligji për pensionet private, punëdhënësit mund

Qeveria ka gati ndërhyrjen tjetër në fushën e pensioneve, përmes miratimit të një ligji për pensionet private, që do t’u japë mundësi të gjitha kompanive që të krijojnë skema të mbyllura pensioni për punonjësit e tyre.

“Projektligji ka objektiv përafrimi dhe harmonizimi i mëtejshëm i legjislacionit me direktivat evropiane përfshirë edhe implementimin e një forme të re të fondit të pensioneve, konkretisht fondit me pjesëmarrje të mbyllur. Ky lloj fondi krijohet nga një punëdhënës, disa punëdhënës, ose një entitet i organizuar si bashkim punëdhënësish, sindikatë apo bashkime sindikatash, apo shoqatë në bazë të një marrëveshjeje të rënë dakord dhe u ofrohet vetëm të punësuarve pranë subjekteve të mësipërme.

Projektligji për këtë qëllim është duke u konsultuar me qytetarët dhe grupet e interesit. Në relacionin shoqërues, të parë nga Gazeta Shqip thuhet se projektligji rregullon fondet për pensionet private vullnetare në pesë drejtime.

Së pari, qeveria thotë se rregullon licencimin dhe veprimtarinë e shoqërive administruese të fondeve të pensionit privat në Republikën e Shqipërisë.

Së dyti, krijimin dhe veprimtarinë e fondeve të pensionit privat me kontribute të përcaktuara në Republikën e Shqipërisë;

Së treti, licencimin dhe veprimtarinë e depozitarit të aseteve të fondit të pensionit privat;

Së katërti, mbikëqyrjen e shoqërive administruese të fondit të pensionit privat, të depozitarit të aseteve të fondit të pensionit dhe të subjekteve të tjerë sipas këtij ligji;

Së pesti, veprimtarinë ndërkufitare të shoqërive administruese që ofrojnë fonde të pensionit privat me pjesëmarrje të mbyllur.

Objektivat kryesore që synohen të arrihen nëpërmjet këtij projektligji janë disa. Qeveria rendit sigurimin e një pensioni shtesë për qytetarët në momentin e daljes në pension nëpërmjet alternativës së investimit në skemat private të pensionit.

Garantimi i sigurisë së aseteve të fondit përmes kërkesave më strikte lidhur me forcimin e funksionit të administrimit të rrezikut si dhe kërkesave për ruajtjen dhe ve?imin e aseteve të fondit; Diversifikimi i portofolit nëpërmjet rishikimit të politikës së investimeve;

Rritja e kërkesave për transparencë dhe sigurimin e informacionit për anëtarët e fondit; Nxitja e pjesëmarrjes në skemë nëpërmjet rishikimit të politikës tatimore me synim krijimin e lehtësirave fiskale për anëtarët dhe përfituesit e fondit;

Nxitja e qëndrueshmërisë dhe mirëqeverisjes së shoqërive administruese të fondit të pensionit duke parashikuar rregulla të reja mbi qeverisjen, si krijimin e strukturave të kontrollit të brendshëm, përputhshmërisë, administrimit të rrezikut, vetëvlerësimit të rrezikut të shoqërisë.

Rregullimi i veprimtarisë ndërkufitare të shoqërive administruese, duke parashikuar themelimin e degës ose ushtrimin e veprimtarisë drejtëpërsëdrejti nga vendi i origjinës nëpërmjet njohjes nga ana e Autoritetit; Promovimi i fondeve të pensionit nëpërmjet rregullimit të veprimtarisë promocionale.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore