I ftuar ditën e sotme në Top News ka qenë gazetari Muhamed Veliu i cili ka folur për lëvizjet që janë duke ndodhur në SHISH dhe lidhjen që mund të ketë kreu i PD, Sali Berisha me to.

Në studio  është shprehur se Berisha është duke i dhënë gjithë kësaj situate një vëmendje të shtuar sepse së fundmi që ndihet i rrezikuar nuk ka burime të tij që ti kalojën informacione të klasifikuara.

“Kjo është diçka e pritshme duke parë situatën në SHISH. Berisha ndjehet i  rrezikuar pasi nuk ka kush i  kalon informacion të klasifikuar tashmë që ka nisur fushata lëvizjeve. Është vënë nën dyshim për dërgime informacioni Berishës,  një punonjëse e SHISH në departamentin juridik, e punësuar që në kohën e Visho Ajazit”- tha një zyrtar i SHISH për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu.