Një 23-vjeçare me probleme të shëndetit mendor është përdhunuar në Vikthkuq të Korçës, ku burime për median bëjnë me dije se në pranga ka rënë kryeplaku i fshatit, Ervis Rrapo.

Gazeta Shqip ka arritur të sigurojë foton e 29-vjeçarit i cili është arrestuar këtë të enjte nga uniformat blu.

Mësohet  se e reja, identiteti i të cilës ende nuk dihet ka probleme të shëndetit mendor pasi nuk ka zhvillim normal, si dhe nuk kurohet dhe nuk ka as kartelë.

I gjithë akti është bërë pa dëshirën e vajzës, ndërkohë që priten detaje të tjera nga ana e autoriteteve për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Lidhur me ngjarjen, denoncimi në Polici është bërë nga vetë babai i 23-vjeçares, teksa aksualisht e reja është në gjendje të rënduar psikologjike.

Siç shihet dhe nga fotot familja e vajzës jeton në kushte të vështira ekonomike.