Është zbardhur ditën e sotme dëshmia e babait të vogëlushes Jonada Avdia, Bledar Avdiaj.
Kujtojmë se vajza e tij 7-vjeçare humbi jetën në Potam, pas përplasjes nga skafi i drejtuar nga një ish-efektiv policie.
Sipas dëshmisë së tij Bledar Avdia ka rrëfyer të gjithë skenën e ngjarjesdhe ka treguar se ka parë një skaf të bardhë me dy persona në bord.
“Skafi po lundronte drejt vendit ku po lahesha me vajzën. Hyri me shpejtësi dhe më ndau mua me vajzën. Unë u zhyta nën ujë dhe skafi goditi vajzën time. Goditja nga skafi e dëmtoi vajzën në të gjithë trupin. Skafi u largua, por pastaj skafisti u kthye në breg”, mësohet të ketë thënë Avdia.