Një video skandal po qarkullon në media dhe rrjetet sociale, ku i përfshirë është kryebashkiaku socialist i Kukësit, Safet Gjici.
Në pamjet filmike dallohet Gjici duke kryer akte erotike në zyrën e tij me një vajzë e cila raportohet se është punonjëse e Bashkisë.
Ende nuk dihen më shumë informacione se kush mund ta ketë filmuar këtë ngjarje dhe se kush e ka shpërndarë.
Ndërkohë SPAK ka nisur procedim penal për kryebashkiakun socialist.
Vendimi i SPAK erdhi pas publikimit të këtij skandali seksual në ambientet e zyrës së tij në Bashkinë e Kukësit.
Video e cila po qarkullon në rrjetet sociale është filmuar në datën 6 qershor të këtij viti, në orën 16.00.