
Ndër çështjet më të nxehta politike të kohëve të fundit është Reforma Zgjedhore.
Nisur nga debati i fundit mes Ramës, Bashës dhe opozitën parlamentare lidhur me listat e hapura e të mbyllura, Gazeta “Shqip” ka organizuar një sondazh.
Edi Rama deklaroi se për të miratuar një pakt të plotë mbi zgjedhjet e ardhshme duhet një takim tresh mes mazhorancës, opozitës parlamentare dhe asaj që ka braktisur Kuvendin një vit më parë.
Zëra nga opozita e Bashës kanë bërë të ditur se nëse Rama i ikën marrëveshjes së firmosur së bashku me ambasadoren Yuri Kim, ata nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.
Ju mund të merrni pjesë në këtë referendum online, duke votuar përmes linkut të mëposhtëm.